Fitorja e Hashim Thacit ne Hage nuk eshte as fitore personale e tij e as humbje e kundershtareve politike te tij. Ajo eshte fitorja me e madhe e Kosoves pas Pavaresise pasi e cliron luften e UCK-se nga barra e krimit ordiner.
Une jam i ndergjegjshem se jane bere gabime euforike, hakmarrje, vrasje, gjate luftes. Nuk ka lufte pa te tilla, edhe me e ndershmja. Megjithate jane kapituj qe mbyllen me dhimbje, falje dhe tolerance.
Cka kane bere sovjetiket ne Gjermani nuk mund te krahasohen me asnje barbari. E megjithate i mbuloi magma e fitores. Nese une ose njeriu im, do te isha viktime e ndonje veprimi ekstrem nga UCK apo persona te lidhur me te, sot do heshtja dhe do gezohesha.
Sepse vendi im do te fitonte ndaj Serbise dhe kjo eshte kryesorja. Hashim Thaci dhe te tjeret sot jane perfaqesuesit e lirise se Kosoves. Une e kam thene dhe e them qe lirine nuk e ka sjelle UCK-ja por pa UCK-ne liria nuk do ishte sot. Ajo nuk eshte pronarja e lirise se kosovareve por eshte nje kontributore e kesaj lirie. Ne emer te kesaj kauze te madhe sot duhet qe cdo kosovar te harroje mëritë e te behet me Hashim Thacin dhe te tijte.
I shkruaj keto fjale megjithese kam qene dhe jam kritik fort per menyren sesi ka administruar ditet e para te lirise pushteti i tij. Ka plot gabime. Por sot duhet ta fitoje ndeshjen. Penalltine qe James Rubin e fitoi me zgjuarsi, avokati i Thacit duhet ta shenoje gol.





