Fjalimi i Azem Hajdarit në Parlament pas përjashtimit nga grupi i PD

0

“Nuk kam asnjë problem me këtë grup, as me programin e tij, as me idetë e tij bazë, që të më ndajë.

Prandaj do t’i kërkoja grupit, të paktën për respekt, që të mblidhej e të më kushtonte një minutë kohë dhe të diskutonte si sugjerimin tuaj, ashtu dhe sugjerimin e kryesisë lidhur me këtë problem.

Mendoj se kjo do të ishte më e mira.

Në të kundërt, i uroj atij punë të mbarë dhe unë do të mundohem të kontribuoj, brenda bindjeve të mia dhe programit të PD, gjatë viteve të kësaj legjislature, duke e konsideruar veten gjithmonë anëtar të këtij grupi dhe duke mbrojtur, pa dyshim, interesat e sindikalizmit, të cilat janë oponencë e ndershme për mbrojtjen e interesave sociale dhe jo opozitë, duke ditur të tregoj veten si deputet dhe duke qenë i bindur se këto që kanë ndodhur, janë keqkuptuar nga një grup i caktuar, i cili ka kohë të shpjegojë veten ndoshta dhe brenda grupit, ka kohë të shpjegojë veten ndoshta edhe brenda partisë për idetë e veta dhe qëllimet e veta.

Homazhet për Azem Hajdarin, Basha shmang mediat, ceremoni pa Berishën dhe familjarët e Heroit të Demokracisë

Ndërsa unë kam pasur kohë të shpjegoj veten për qëndrimet e mia dhe vendimet e mia. Gjithsesi në këtë Parlament unë do të kontribuoj për mbrojtjen e atyre votave që i kam marrë në emër të PD-së dhe vërtetë do i kërkoja Grupit Parlamentar të PD-së se ka një problem moral.

Në rast se unë nuk do të jem anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, grupi ta shqyrtojë mirë këtë problem, se unë kam ardhur këtu në emër të grupit të PD-së, nuk kam ardhur këtu që të bëj oponencë me grupin tim.

Dhe grupi të ma thotë copë: unë ose do jem anëtar i këtij grupi dhe të sqaroj pozicionin tim, ose do të vendosni për një qëndrim tjetër, sepse unë nuk kam ardhur këtu për të bërë rrëmujë as grupin, as PD-në, por kam ardhur për të mbrojtur programin e partisë sime, programin për të cilin kam marrë votat në atë zonë shumë të varfër.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu