Covid-19 ashpërson/ Qeveria e Kosovës shtrëngon masat  

0

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje online dhe ka marrë një vendim në lidhje me masat e reja anti-Covid pas shtimit të rasteve dhe numrit të viktimave.

Në vendim thuhet se në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, paraqitja në punë do të jetë vetëm e stafit esencial, ndërsa pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia.

Ndërkohë që fillimi i mësimit është shtyrë për dy javë dhe pritet të fillojë më 26 Shtator, por ende nuk është vendosur nëse do të zhivllohet online apo në auditore.

Në vendim thuhet edhe se të gjithë ata persona që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, ose Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu