Flaka 600 metra lart në Detin Kaspik/ Zbulohet se çfarë e shkaktoi shpërthimin misterioz (VIDEO)

0

Një shpërthim i fortë ka tronditur zonën e Detit Kaspik, ku Azerbajxhani ka fusha të shumta të naftës dhe gazit në det të hapur.

Shkaku i shpërthimit, i cili bëri që një kolonë zjarri të ngrihej në qiell të Dielën vonë, nuk u përcaktua menjëherë, por kompania shtetërore e naftës Socar tha se informacioni paraprak tregonte se ishte ajo që quhet një “vullkan balte”. Socar tha se asnjë nga platformat e saj nuk u dëmtua nga shpërthimi.

Deti Kaspik ka një përqendrim të lartë vullkanesh balte, të cilat hedhin si baltë ashtu edhe gaz të ndezshëm.

Zëdhënësi i Socar, Ibrahim Ahmadov u citua nga agjencia azerbajxhanase e lajmeve APA të thoshte se shpërthimi ndodhi rreth 10 km (gjashtë milje) nga fusha e gazit Umid, e cila është 45 milje (75 km) larg brigjeve të kryeqytetit, Baku.

Mark Tingay, një ekspert i vullkanit të baltës dhe profesor i asociuar në Universitetin e Australisë në Adelaide, tha se shpërthimi “me siguri mund të jetë një vullkan balte” dhe se vendndodhja “përshtatet afërsisht” me një të tillë të quajtur Makarov Bank, i cili shpërtheu në 1958, duke lëshuar një kolonë flake 500-600 metra e lartë dhe 150 metra e gjerë.

Vendi ka “qindra” vullkane balte, një e katërta e të cilave dihet se shpërthejnë me forcë, tha Tingay.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu