TIRANE – UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjet e sendeve dhe fakadanëve në fushë në ndeshjen Shqipëri-Poloni. Shqipëria rrezikon të t’i mbyllen dy tirbunat pas porte vetëm për atë ngjarje duke filluar nga ndeshja me Cekinë më 12 tetor. Nga ky takim dhe për një periudhë 2-vjeçare stadiumi ynë Arena Kombëtare do të jetë por edhe në cdo stadium ku do të luaj përfaqësuesja kuqezi do të jenë nën vëzhgim të rreptë nga UEFA dhe përsëritja e një ngjarje të tillë dot ë aktivizojë pezullimin përfundimtarë 2-vjeçarë të dy pjesëve pas porte ku përgjithësisht qëndrojnë grupimet e tifozerive ultras.
Kjo është hera e parë që Shqipëria rrezikon një dënim kaq të rëndë, për kapriçiot dhe sfidat e disa individëve për të tejkaluar sigurinë e policisë por edhe atë private dhe për të future në stadium materialet pirroteknike, rreptësist të ndaluara në cdo ndeshje.