Flakë te Bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin shishe me molotov, ndërhyn FNSH

0

Pasi para bashkisë së Tiranës protesta mori përmasa më përshkallëzuese, ku qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrë të institucionit, në vendngjarje ndërhyri FNSH.

Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.

Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.

Situata ka precipituar, ku protestuesit janë përplasur me policinë.

Ndërkohë, ata kanë tentuar që të shkallmojnë gardhin metalik, për dy herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu