Flakët e zjarrit shkrumbojnë banesat e dy vëllezërve, Isaku në Qerret të Labinotit Mal

0

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar banesat e dy vëllezërve, Xhemal dhe Ibrahim Isaku në Qerret të Labinotit Mal. Për pasojë dy familjet, me 9 anëtarë, tashmë ndodhen në qiell të hapur. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka, por për fat pa dëmtuar asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por për shkak të distancës, zjarri ka shkrumbuar banesat dhe familjarët nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë, madje as drithin me të cilin ushqehen e as veshjet e trupit.

Me lot në sy Xhemal Isaku dhe bashkëshortja e tij apelojnë për ndihmë e tregojnë kushtet e vështira me të cilat janë duke u përballur.Xhemali shprehet se nuk kanë mundur të marin asgje nga shtepia e tyre as për të ngrënë e as për të pirë. Bashkëshortja në anën tjetër shprehet se është shumë e vështirë sidomos për fëmijët e vegjël që kanë pasi nuk e dinë ku do të kalojnë natën.Ata bëjnë apel për ndihmë shtetit e të gjithë shqiptarëve për ti ndihmuar sado pak.

Babai i Xhemalit Imer Isaku me lot në sy shpreh pikëllimin nga situata .Ai e ka të pa mundur të shohë prej disa vitesh dhe në momentin e rënies së zjarrit e kanë nxjerrë në krahë. Gjithashtu pranë familjes ka qenë edhe deputeti i zonës Qani Xhafa i cili beri apel për të gjithë instancat përkatëse e për Bashkinë të ngrejë një komision për vlerësimin e dëmit dhe kompesimin e familjeve,gjithashtu dhe emergjencave civile që të sistemojnë në dy cadra familjet që ndodhen pa një strehë tashmë deri në ndërtimin e banesave të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu