Flakët përfshijnë një magazinë me lëndë drusore në Bradashesh të Elbasanit

0

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 ne Bradashesh. Zjarri ka përfshirë të gjithë hapësirën e godinës.

Tre automjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu bëhet e ditur se magazina është e mbushur me lëndë drusore. Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu