Festa tradicionale e Qershisë po kthehet në atraksion turistik

0

Festa e Qershisë e kthyer tani më në traditë në Godolesh të Elbasanit ka mbledhur qindra qytetarë.

Kostumet tradicionale të zonës, valle, shporta me qershi kanë qenë pjesë e kësaj feste.

Krahas këtij organizimi dhe panairit me vetëm një produkt,  ate të qershisë, nuk kanë munguar as turistët e huaj.

Turisti anglez : Më pelqen këtu, mezi po pres të fillojnë gocat të kercejnë me të gjithë ato kostume të bukura që kanë veshur.Herën tjetër do të kthehem sërish,  por me familjen. Kudo që shkoj në botë njerëzit duken të ftohtë,  ndërsa në Shqiperi njerëzit kanë kënaqesi kur të mirëpresin, janë njerëz të ëmbël dhe mikpritës dhe mikërpritja është ajo që e bën Shqipërinë më të bukur.

Fshatarët e zonës promovuan qershinë në stendat e vendosura të zones ku po zhvillohej festa, ndërsa fëmijët dhe të rriturit shijuan aktivitetet e shumta.

Kjo festë është një nga festat e përfshira në kalendarin e festave të bashkisë Elbasan nëpërmjet të cilave kërkohet të promovohet rajoni i Godoleshit dhe të tërheqë vëmendjen e sa më shumë vizitorëve e turistëve.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu