Flakët përfshijnë një nga kullat më të larta në Katar (VIDEO)

0

Një zjarr i madh është regjistruar mëngjesin e sotëm, në një kullë në Lusail, Katar. Në një postim në Twitter nga Ministria e Brendshme tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar ndërkohë që nuk ka viktima.

Mbrojtja Civile shuan zjarrin në një ndërtesë në ndërtim e sipër në zonën e Lusailit pa viktima.

Imazhet dhe videot e tymit të zi që dilte nga Kulla e Gjysmëhënës në Lusail u shpërndanë në mediat sociale mëngjesin e së shtunës. Punëtorët në ndërtesë janë evakuuar menjëherë pas rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu