Greqia po përjeton një moment të vështirë, pasi në qytete të ndryshme, e sidomos në periferi të Athinës kanë rënë zjarr të mëdha ku janë djegur edhe disa banesa.
Mëngjesin e sotëm një zjarr i madhë është aktivizuar në fshatin Vatera të Mytilinit. Gazetari Giannis Sinani ishte në vendngjarje dhe po raportonte “live”, ndërsa po shikonte zonën në flakë, kur vuri re se zjarri po përhapej me shpejtësi të madhe dhe po afrohej tek makina e tij.
Ai rrëfeu se u detyra të hidhej në det për t’i shpëtuar zjarrit dhe se nga aty u nxor nga një mjet i rojes bregdetare.