Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në lagjen nr 5 në Korçë .
Si pasojë e flakëve humb jetën një person.
Burime bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është shtetasi Edmond Ramollari 67 vjec.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.
Paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes.