Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në hyrje të Ksamilit. Flakët të cilat favorizohen edhe nga era kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse nga Saranda, të cilat e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Flakët masive po u afrohen banesave, duke tmerruar banorët dhe pushuesit të cilët kanë zgjedhur Ksamilin për të kaluar pushimet.