Flamur Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

0

Flamur Noka: Nuk ndodh kjo gjë, kemi hequr minutat tona, kush je ti që heq fjalën këtu (Me letra në duar, rri në foltore dhe e bllokon). Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese

Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet

Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për bashkëpunim. Reflektoni, sjellja karshi nesh është e papranueshme.

Ermonela Felaj: Ju lutem, secili prej jush ka një minutazh të caktuar, dhe nuk mund të anashkalohet kjo gjë. Zotit Berisha i dhatë minutat, u konsumuan.Duhet të respektohet koha e gjithsecilit për të folur.

Flamur Noka flet, por nuk kuptohet

Ndërhyn Garda dhe rrethon foltoren.

Ermonela Felaj: Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu