Flamurtari “i vogël” për Vllazninë, kurbinasit kualifikimin e lenë për në Laç…

0

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së 70-të të Shqipërisë. Nëse në Vlorë shkodranët arritën të siguronin fitoren ndaj Flamurtarit modest, në Rrogozhinë, takimi u mbyll në barazim, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikimin.

Flamurtari-Vllaznia 1-2

Kuqeblutë e Vllaznisë arritën një fitore, e cila e bën më të lehtë kualifikimin e shkodranëve për në gjysmëfinalet e Kupës. Pavarësisht vlerave historike, rezultati në fushë tregoi edhe diferencat që ekzistojnë midis dy skuadrave, jo vetëm për kategoritë ku luajnë, por edhe në përbërjet cilësore të skuadrave.

Musteganagiç ishte heroi i shkodranëve, i cili shënoi të dy golat e Vllaznisë. Pas golit në minutën e 26-të, ai realizoi edhe në minutën e 60-të. Pas rezultatit 2-0, shkodranët e ulën nervin e lojës, nga ku Flamurtari e ngushtoi epërsinë me anë të Oliveiras në minutën e 75-të, por pa mundur të bënte më tepër.

Egnatia-Laçi 1-1

Rrogozhinasit dhe kurbinasit u ndanë në paqe, pas një 90-minutëshi interersant dhe të luftuar, duke rënë dakort që çështjen e kualifikimit ta lenë pas dy javësh për në Laç. Kurbinasit e nisën më mirë takimin, duke krijuar përshtypjen se fitorja ishte diçka e lehtë.

Kjo u përforcua më tepër, pasi Shehu në minutën 17-të u tregua i saktë nga pika e penalties, duke shënuar edhe golin e epërsisë për skuadrën e Laçin. Por shpejt, gjithçka u ballancua, pasi Magani në minutën e 22-të, në një rrëmujë te porta e Sherrit, realizoi duke barazuar shifrat në 1-1. Në vijim, megjithë përpjekjet ku kurbinasit ishin më kërkues, rezultati nuk ndryshoi.

Interesant ky përfundim për skuadrën e Laçit, e cila për çudi, në turet e tjerë të Kupës, ka barazuar 1-1 me Butrintin e Sarandës, po 1-1 me Tomorin e Beratit dhe tani nuk shkojnë më tej sesa po 1-1 me Egnatian në Rrogozhinë. Gjithsesi, çështja e kualifikimit do të zgjidhet pas dy javësh në përballjen e Laçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu