“Je një turp, gjakpirës”, Sali Berisha sulmon ashpër Agron Kapllanajn: O ‘Pallat Kapllani’ si i fitove ti 32 milionë euro me bashkitë socialiste?!

0

Çfarë zgjedhjesh bën ai që i thotë demokratëve se në antikuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë kur salla kishte gjithsej 1958 karrige. Mos harroni që ato janë vendime të paligjshme.  Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë si e si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Do ju bëj një pyetje, demokratëve të Patosit; Me cilin je ti, me atë që ju hedh gaz helmues, bomba shurdhuese, lëndë neuroparalizuese votuesve të tij që nuk ka ndodhur kurrë më parë, apo me demokratët e Patosit dhe krejt Shqipërisë që duan të qëndrojnë si demokratë të vërtetë dhe që duan të luftojnë kundër regjimit? Shtrojani pyetjen ccdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e Parkut të 4 hajdutëve, që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate me Ramën dhe Veliajn, me cilin je ti me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes socialiste dhjetëra milionë euro dhe vjen prish shtëpitë e njerëzve për të ndërtuar pallate me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës more, janë hajdutër, asgjë më shumë. Ti them unë atij Pallat Kapllanit, si i fitove 32 milionë euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Tani na hiqesh si demokrat. Ti je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD. Sigurisht se mund të ketë marrë ndonjë pallat te Parku 4 hajdutëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu