Flet 22 vjeçarja që u rrah brutalisht nga gruaja e Nojës: Si më detyruan të bëja videon

0

Dhunimi i një vajze të re nga një tjetër e cilësuar si gruaja e Nojës, shkaktoi bujë në rrjetet sociale pak kohë më parë. Vajza e dhunuar ka vendosur të flasë publikisht për ngjarjen.

Brisilda Rroku u dhunua gati në mënyrë barbare nga Margarita Gjoni, pasi kjo e fundit kishte marrë vesh se i dashuri i saj, Noja, e kishte tradhtuar me të.

“Me Nojën kam patur raport miqësor. Kam pak kohë që i njoh dhe nuk është aspak e vërtetë që më kanë mbajtur me bukë për dy vite. Nuk kam punuar në lokalin e tyre, vetëm i kam ndihmuar kur kam patur kohë të lirë. Unë kam punuar në një call center dhe s’kam pasur asnjë lidhje me Margaritën. Raporti jonë ka qenë rastësor, kam patur jetën time.

Më ftuan për kafe dhe më çuan në shtëpi, e më bënë presion me thika, më detyruan që të bëja video. Më morën nga çanta gjërat e mia dhe më bënë presion që të bëja videon.

Më thanë se do më vrisnin dhe më kërcënuan me familjen. Gjithashtu kanë ardhur e më kanë kërcënuar te shtëpia ime në prani të familjarëve’, tha 22-vjeçarja.

E pyetur nëse ka patur lidhje me Nojën, ajo e mohoi një gjë të tillë. “Nuk është aspak e vërtet se kam hyrë mes tyre, ata kanë pas probleme dhe unë nuk di shumë për to. Nuk kam patur shumë konfidenca me to, por di që kanë qenë të ndarë’, tha Brisilda.

Vajza thotë se prej tre javësh ndodhet në gjendje shumë të keqe dhe ndihet e kërcënuar. “Kam tre javë që jam në gjendje shumë të keqe, ndihem e kërcënuar, edhe thjesht nga rruge nga njerëzit. Kërkoj nga institucionet të më ndihmojnë të iki jashtë , nuk mundem të rri më këtu, ndihem e kërcënuar, uroj të jem shembull për ato që rrinë të heshtura, por dhe që shteti të reagojë përballë këtyre rasteve si i imi, uroj që zëri im të dëgjohet dhe të pakësohen këto raste në Shqipëri’, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu