Më 3 qershor, në lagjen ‘Partizani’, Përmet, në familjen Muhollari ka pasur një konflikt verbal mes nënës dhe djalit. Konkretisht nëna Zeniat Muhollari dhe djali Albi Muhollari kanë debatuar deri në momentin kuri riu, 24-vjeç ka marrë plastmasin dhe ka mbytur për vdekje mamanë e tij 68-vjeçare.
Ata kishin jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime. Ngjarja tronditëse po hetohet më tej, teksa pas krimit, babai i 24-vjeçarit që vrau të ëmën ka fajësuar doktorët dhe jo djalin e tij për vrasjen e gruas së tij, Zeniat.
“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia që thoshte babai i tronditur nga ngjarja. Sipas babait të djalit vrasës, faji është i doktorit që nuk mori masa për 24-vjeçarin që ta vendoste në një institucion të përshtatshëm pasi disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24-vjeçarit.
Ndërkohë nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin, teksa autori ndodhet në prangat policisë.