Flet babai i vajzës 3-vjeçare që vdiq në spitalin e Elbasanit. Agim Islami: Më thanë është virozë, e mjekova në shtëpi. Por u përkeqësua

0

Pas targjedisë që i ngjau flet babai i 3-vjeçares që humbi jetën në spitalin e Elbasanit.

Agim Islami thotë për mediat se nuk e di si mund të humbë jetën një fëmijë vetëm nga viroza.

Ai shpjegon se e mitura ishte sëmurur që para 8 ditëve dhe mjeku i kishte dhënë ilaçe për bronkopneumoni.

Ja intervista e plotë me babain e vogëlushes:

Kur e solle vajzën në spital?
E solla për vizitë para 2-3 ditësh doktori më tha se është virozë. Më dha një qese me ilaçe. Dje u bë keq dhe iu nxi buza. E solla spital dhe e vendosën në sërum. Goca vdiq.
Çfarë diagnoze i vendosën mjekët?
Është virozë më thanë.
Sa ditë ka vajza që vuan?
Gati 8-9 ditë.
Në këtë gjendje ka qenë?
Jo në këtë gjendje. U përkeqësua dhe unë e solla spital.
A e kanë bërë punën si duhet mjekët.
Ku di gjë unë. Se si e kanë bërë punën mjekët unë se di.
Cili është mjeku që e ndoqi.
Nuk e di. Unë kam recetën e tij që më dha ilaçet. E kam edhe në shtëpi. Këtë kam deklaruar edhe në degë
Cili është shkaku i vdekjes.
Smë kanë thënë asgjë për shkakun. Se di fare. Çtë bëj tani.
Keni fëmijë të tjerë?
Kam.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu