Flet dëshmitari: Ja si ndodhi sherri në lokal në Elbasan

0

Info-Elbasani ka mësuar detaje të reja se si ka ndodhur mbrëmë përleshja massive mes të rinjve në një lokal në bulevardin kryesor afër qendrës së qytetit.

Ja çfarë thotë ai: Ishte ora 10 e darkës kur nisi sherri. Fillimisht e nisën me sharje, pastaj u kacafytën mes tyre. Në sherr u përfshinë disa të rinj. Ata përdorën mjete rrethanore, shishe birre, karrike. U bë një rrëmujë e madhe. Klientët të frikësuar braktisën lokalin. Tre prej tyre rreth 25 vjeç, mbetën të plagosur. Ia di edhe emrat. Më pas erdhi policia që ndërhyri se do ishte bërë nami. Disa prej tyre u shoqëruan për në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu