Pse policia nuk ndërhyn për të shpërndarë mitingjet e Bashës? Flet drejtori i Policisë së Tiranës

0

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një deklaratë për mediat nga stadiumi ‘Air Albania’ atje ku po vaksinohen efektivët e policisë, në ditën e parë të këtij procesi.

Teksa ka bërë një bilanc të shifrave të covid në radhët e policisë, ndërsa theksoi se 8 efektivë fatkeqësisht humbën jetën, ndërsa 8 aktualisht janë të infektuar.

Mes të tjerash ai tha se janë gjobitur ato subjekte politike që nuk kanë respektuar masat anti-covid, ndërsa iu bëri atyre thirrje që të kujtojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat.

Por Jaupi theksoi që Policia ka qendruar larg përplasjeve të politikanëve.

“Shifrën e të prekurve në total se kam. Kemi pasur efektivë të prekur nga COVID. Rreth 8 veta janë pushim për shkak të covid. 8 efektivë kanë humbur jetën. Nuk kemi pasur numër të shtuar infektimesh, por përqindja ka qenë si gjithë popullata. Në ambientet e mbyllura kemi vendosur gjoba. Iu behet thirrje partive politikë në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë. Gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë. Iu bëj thirrje subjekteve politike që t’i kërkojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat mbrojtëse, duke vendosur maskat.”, tha Jaupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu