Moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj : Desh më doli zemra vendit përballë Robert Berishës

0

Moderatorja Festa Qoqaj, prej kohësh prezanton një nga emisionet më të suksesshme të showbizit, “Express Rozë”. Javë pas jave, Festa ka pasur të ftuar personazhe shumë të njohur nga bota e spektaklit, por vetëm përballë njërit prej tyre është ndjerë shumë e emocionuar.

Së fundmi, Festa ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në të cilin ka rrëfyer një nga sekretet e saj, që më herët nuk ka mundur ta tregojë publikisht. Ajo ka treguar se në puntatën e parë të emisionit të saj ka pasur të ftuar Robert Berishën dhe se ka përjetuar emocione të forta.

“Në puntatën e parë kam pasur fatin të kem të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi. Nëse e shikoni intervistën mund të vihet re kjo gjë. Dhe sekreti tjetër është që nuk hyj ta shikoj atë intervistë”, u shpreh Festa duke shtuar se këtë moment do e mbajë mend gjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu