Flet nëna e vëllezërve të vrarë në Korçë. Nuk kemi hasëm

0

Nëna e dy djemve Andrea dhe Martin Olldashi të vrarë me armë zjarri, foli duke treguar se djemtë e saj nuk i kishte në hasmëri.

Nëna e viktimave thase nuk e di nëse do të gjenden autorët që i shkaktuan vdekjen dy djemve të saj, ndërsa thekson se për Andrean dhe Martinin të pyesin të gjithë pallatin nëse duan të dinë më shumë për sjelljen e tyre.

Ajo shton se shteti duhet të gjejë të drejtën dhe të zbardhet vrasja e dy djemve të saj.

“Nuk e di do të gjenden apo jo autorët. Unë me hasëm nuk i kisha atë le ta gjejë shteti. Për djemtë e mi le të pyesin pallatin”, shprehet nëna e të rinjve.

“Shumë çuna të mirë janë. Telashe këtu nuk kishin. I ati i tyre merrej me peshkim, e ëma punonte në bankë dhe ka dalë në pension. Ndërsa vetë ata si të gjithë çunat tona që janë pa punë të gjithë në Shqipëri. Jemi të tronditur. Gjynah. Kishin vetëm këta dy djem. Ai që e ka bërë ju thaftë dora”, thotë një fqinj.

Andrea dhe Martin Olldashi u gjetën të pajetë këtë të enjte në Maliq, të vrarë me tre plumba në kokë.

Ata dyshohet se janë vrarë tre ditë më parë kur edhe janë zhdukur nga banesa e tyre në Pogradec dhe më pas janë hedhur në një kanal vaditës, pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu