Florian Marku gati për duelin e madh, thërret të gjithë tifozët në Air Albania: Shqipëri, unë po vij!

0

Ëndrra e Florian Markut për një ndeshje boksi në Tiranë është bërë realitet.

Ëndrra e Florian Markut për një ndeshje boksi në Tiranë është bërë realitet. Pak ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar, që postoi një video të stadiumit “Air Albania”, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.

Boksieri shqiptar ka njoftuar sërish se pas një muaj do të gjendet në kryeqytetin shqiptar. “Për një muaj shihemi në Tiranë. Mezi po e pres këtë ndeshje”, shkruan Florian Marku.Ndërkohë në videon e publikuar boksieri shqiptar do të shprehej: “Në mendjen time dhe në zemrën time, unë them se nuk ka më të mirë se mua. Shqipëri, unë po vij”, shprehet boksieri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu