Florian Marku mposht Jenkins në raundin e katërt. Një ndeshje me emocione. Në raundin e parë boksierët studiojnë njëri-tjetrin, Jenkins disi më agresiv.
Raundi i dytë, mbyllet në ekuilibër, Marku tentoi ta mbyllë në kënd. Raundi i tretë ishte një luftë e ashpër, Marku pësoi një çarje në vetull, por ia doli të luftojë fort deri në mbyllje të raundit.
Në raundin e katërt, Florian Marku ia del të fitojë, boksieri shqiptar u tregua i papërmbajtshëm, Marku e këput kundërshtarin me disa goditje të njëpasnjëshme, mbyllet ndeshja me “knockout”.