Floriana Garo për eksperiencën në PD: Vura re mbyllje totale, gjithçka ishte midis kryetarit dhe njerëzve të afërt

0

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka deklaruar mbremjen e sotme se gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ka parë një mbyllje të Partisë Demokratike, ku gjithçka zhvillohej mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Garo ka theksuar se nuk ka pasur asnjë sqarim apo inkurajim nga Basha apo ekipi i tij pas humbjes.

“Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …

Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .

Prisja një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi por asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë,” deklaroi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu