TIRANË- Gjatë konferencës që zhvilloi sot për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal dhe te kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj. Berisha tha se kandidati për Tiranën është një emër i mbështetur nga të gjitha forcat e opozitës.
“Avantazhi që ka kandidati ynë, se ka patur ndonjë kandidat ndonjëherë. Të gjitha forcat politike të opozitës e mbështesin atë”, tha Berisha.





