Fluks i lartë lëvizjeje në Kakavijë, hyjnë mbi 6 mijë qytetar në Shqipëri

0

KAKAVIJË- Fluksi i lartë i lëvizjeve ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të punohet me tre sportele. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavies kanë hyrë për në tokën shqiptare 6777 shtetas dhe kanë dalë mbi 4 mijë.

“Na pëlqen Shqipëria, na ka marrë malli, është e bukur, kemi njerëzit, kemi dy vite që nuk kemi ardhur, do shkojmë në Skrapar” thanë qytetarët.

Ka dhe nga ata që thonë se shpesh e kanë menduar kthimin përgjithmonë në vendin e tyre.

“Po vijmë për pushimet në Shqipëri, do të shkojmë fillimisht në Tiranë, dhe më pas në Durrës, të shohim. Shqipëria na pëlqen shumë, na merr malli të vijmë, çdo ditë themi do kthehemi sot, do tëkthehemi nesër”, tha një qytetar.

“Kam ardhur për pushime, më dhimbset vendi im, kush punon jeton, kush nuk punon ngordh. Kam 25 vite që jetoj në Greqi, më pëlqen shumë që të vij në Shqipëri, çdo vit nga 2 herë. Kthimin nuk e kam unë në dorë, e kanë fëmijët”, tha një emigrant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu