Shumë shqiptarë të Maqedonisë kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar një ditë pushimi.
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës, e cila është e vetmja pikë kufitare që lidh Shqipërinë me Maqedoninë ka një fluks automjetesh.
Makinat e rreshtuara presin që të kalojnë kufirin me vendin tonë, megjithatë deri tani nuk ka pengesa në kufi.
Destinacioni i preferuar është kryesisht Durrësi dhe bregdeti.