Fundjava ka sjellë fluks të larte në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanë-s.
Në këtë pikë ka patur hyrje të shumta nga Maqedoni e Veriut në drejtim të vendit tonë.
Fluksi i udhëtarëve ka ardhur si shkak i dyndjeve të shumta të turistëve shqipetarë por edhe të huaj të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri.
Sipas drejtoriisë vendore të Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se fluksi i udhëtareve ka qënë i lartë gjatë 24 orëve të fundit.
Për shmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë ndërkohë që sipas kësaj drejtorie bëhet e ditur se ky fluksi ka qënë më i larti koheve të fundit përderisa numërohen rreth 14 mijë hyrje dalje kësaj fundjave.