Fluksi i lartë i shqiptarëve që kthehen në atdhe, pala greke shton sportelet në Kakavijë

0

Si pasojë e fluksit te larte në dalje nga pika kufitare e Kakavijës në Greqi, pala greke ka shtuar numrin e sporteleve dhe po punon me procedurë të përshpejtuar për automjetet që duan të hyjnë në tokën shqiptare. Masat erdhën pas rritjes së fluksit së automjeteve mëngjesin e sotëm, që shkaktoi edhe reagime për shkak te orëve të tëra të pritjes nga ana e shtetasve shqiptarë.

Shtimi i sporteleve nga pala greke u bë e mundur pas një takimi me zyrtarë të doganës shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu