ELBASAN- Vijon trafiku i rënduar në shumë se 6 kilometra në aksin nacional Elbasan-Metalurgji.
Bëhet me dije se situata e ngjashme është edhe në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ku qytetarët janë përballur me vonesa të mëdha.
Efektivët e policisë rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të automjeteve.
Ditët e fundit trafiku është shtuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 2025 në pikat turistike të juglindjes.