FNSH dhe RENEA arrestojnë kryebashkiakun Fatos Tushe, eskorta e Ramës shihet të kalojë me shpejtësi në Lushnjë

0

Kryeministri Edi Rama ka parashikuar paraditen e sotme mbajtjen e një takimi me fermerët në fshatin Farkull, ku do të flasë mbi planin ekonomik të bujqësisë të ndërmarrë nga qeveria e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme eskorta e kryeministrit Rama, është duke kaluar në aksin Lushnje-Fier, ndërkohë që pak më larg në brendësi të qytetit të Lushnjës, SPAK, RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një aksion që ka konkluduar me arrestimin për korrupsion të kryebashkiakut Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë lokalë.

Teksa është duke shkuar drejt Fierit, Rama ka shpërndarë nga makina një mesazh në Tëitter, ku përgjegjësia penale e gjithësecilit është personale dhe duhet të përgjigjen me gojën e tyre përpara drejtësisë dhe nuk do të kenë mbrojtje nga PS.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, ka shkruar Rama. faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu