FNSH në Kuvend, kreu i AMP-së: Kemi nisur hetimin

0

Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani, bëri të ditur në Komisionin e Sigurisë së kanë nisur hetimet lidhur me futjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Kuvend gjatë protestës së opozitës.

I pyetur fillimisht nga deputeti Ferdinand Xhaferaj, kreu i AMP bëri të ditur se çështja po verifikohet dhe dokumentohet.

Hyrja e forcave speciale policore brenda në oborrin e Kuvendit teksa deputetët e opozitës protestonin ka shkaktuar polemika mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita pretendon se është shkelur ligji pasi sipas demokratëve Garda nuk kishte kërkuar ndihmën e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu