FNSH zbret në Kavajë, prangos 5 persona me urdhër të Francës e Belgjikës, vijon aksioni

0

Një operacioni policor po zhvillohet në Kavajë ku mësohet se deri më tani janë vënë në pranga pesë persona. Paraprakisht bëhet me dije se operacioni po kryhet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë zbarkuar dhe me ndihmën e policisë lokale synojnë të arrestojnë disa persona për llogari të drejtësisë belge e franceze.

Kanë qenë Belgjika e Franca vendet që kanë sjellë letër porosi përmes të cilave kërkojnë prangosjen e disa personave dhe për këtë arsye, autoritetet janë hedhur në aksion. Nuk dihet ende numri i personave që kërkohen të çohen pas hekurave, por deri më tani mësohet se janë arrestuar pesë. Identitetet e të prangosurve nuk janë zbardhur ende. Pritet që nga momenti në moment të zbardhen detaje në lidhje me operacionin.