Forcat RENEA zbarkojnë në Shkodër/ Kontrolle në banesat e të “fortëve”, sekuestrohen armë. Aksion edhe në Dobraç

0

SHKODËR-Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonat e Shkodrës.

Forcat RENEA nga Tirana po ushtrojnë kontrolle par sigurimin e provave materiale, që lidhen me ngjarjet e fundit.

Burimet thanë se kontrollet janë bërë në disa banesa të eksponentëve të botës së krimit.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe sende te tjera të paligjshme.

Kontrollet nga RENEA janë kryer edhe në zonën e Dobraçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu