FORUMI i BAKU-së, Nizami-Gaxhavi dhe rëndësia e tij!

0

1.Në Baku të Azernajxhanit tashmë për çdo vit në muajin mars mblidhen personalitete të larta botërore duke u bërë bashkë në një “Davos” aziatik, nën drejtimin e organizatës Nizami-Ganjavi.

Sigurisht që ky forum është një network që i jep autoritetet të lartë Azerbajxhanit si një ekonomi dinamike aziatike, por edhe si shtet i konsoliduar.

Njëherësh, Azerbajxhani organizon Formula Uno, evente të tjera globale të rëndësishme siç është sivjet COOP, Samiti Botëror i Klimës.

2. Forumi i BAKU-së pikërisht synon të bëjë dhe bën bashkë, jo vetëm liderët botërorë, por dhe temat më të nxehta të momentit. Klima, siguria energjitike, lufta në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, siguria e transportit botëror, drithërat, por edhe Inteligjencën Artificiale apo sigurinë kibernetike. Ky forum është i madh, jo vetëm për nga numri i pjesmarrësve, por mbi të gjitha për përmabjtjen e vet.

3.Në këtë forum bëhen bashkë liderë aktualë botërorë si presidentë e kryeministra, por mblidhen gjithashtu edhe liderë të së shkuarës e ajo që është më e rëndësishme, liderët e të ardhmes.

Pjesmarrja e Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e ish Presidentes kroate Kolinda Kitaroviç, apo e ish- kreut të Ligës Arabe, Amer Mousa, janë detaje të tjera të një thelbi shumë më të gjërë.

Bota është globale dhe si e tillë kërkon zgjidhje globale për të gjitha sfidat! Kjo gjë u dëshmua këto ditë në Forumin e rëndësishëm të BAKU-së të organizuar nga Nizami-Ganjavi nën kujdesin e Presidentit Alyiev!

Anisa Bahiti /Baku Mars 2024
#XIGlobal BakuForum #XIGBF #GlobalBakuForum

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu