Foshnja 1-vjeçare infektohet me koronavirus, nëna në gjendje të rëndë. Ja nga janë

0

Një foshnje 1-vjeçare është pacientja me moshën më të re në Shqipëri e prekur nga Covid-19. Rasti i rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit ku mësohet se foshnja është dërguar në spitalin e qytetit së bashku me nënë e saj, e cila është në gjendje më të rënduar.

Dy të infektuarave me koronavirus po u jepet ndihma e parë në reanimacionin e spitalit të Fierit në pritje të vendimit të mjekëve nëse do të transportohen për në Spitalin Infektiv në Tiranë. Nga raportimet e para mësohet se foshnja 1-vjeçare së bashku me të ëmën janë infektuar nga kontakti që kanë pasur me gjyshen e saj.

Kjo e fundit mësohet se punonte në një dyqan linje në Fier. Frekuentimi i lartë i njerëzve dhe mungesa e masave mbrojtëse nga e moshuara ka shkaktuar edhe infektimin e rasteve në fjalë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga Covid-19 kanë humbur jetën 4 pacientë teksa janë shënuar edhe 102 raste të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu