Foshnja e braktisur ndërroi jetë, reagon policia: Arrestohet nëna 30-vjeçare, ja për çfarë akuzohet

0

TIRANË- Foshnja e cila u gjet e porsalindur në parkingun nëntokësor të pallatit ditën e djeshme, ka ndërrruar jetë ditën e sotme.

Lidhur me vdekjen e saj ka reaguar edhe policia, ku bëjnë me dije se kanë arrestuar nënën e saj, 30-vjeçare, e cila akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu