U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK i komunikon akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit

0

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj Gjicit për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor”, ndërsa Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë. Kaçi u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së asaj dite, duke iu komunikuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu