FOTO/ Aksidenti tragjik në Bullgari, mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të 45 viktimave

0

Kanë mbërritur sot në atdhe, Maqedoninë e Veriut, arkëmortet e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 nëntor të këtij viti, afër Sofjes, ku një autobus që kthehej nga Turqia me turistë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët dhe për pasojë 45 persona ndërruan jetë.

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë, ndërkohë që të vetmit që mbijetuan ishin 7 persona. Trupat e pajetë të viktimave u nisën me avionë nga Sofje drejt Shkupit, ku u pritën me një ceremoni zyrtare, në prezencë edhe të delegacionit shtetëror. Siç raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë do të tërhiqen nga familjarët e tyre dhe më pas do të bëhen edhe ceremonitë e varrimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu