FOTO/ Armando Broja kalon COVID-in, Kombëtarja e pret në grumbullim

0

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka lënë pas problemet me COVID-19.

Këto probleme nuk e kishin lejuar Brojën të grumbullohej me Kombëtaren dhe ka rinisur stërvitjen.

Ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet i veshur me një fanellë të Çelsit përpara fillimit të seancës stërvitore.

Broja ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar, teksa pritet që së shpejti t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren.

Kuqezinjtë do të luajnë për Ligën e Kombeve më 6 qershor në Islandë. Më pas kuqezinjtë do të presin në shtëpi Izraelin më datë 10 qershor. Ndërkohë, duke qenë se Rusia është përjashtuar, në vend të takimit me të, FSHF ka programuar më 13 qershor një miqësore me Estoninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu