Revoltohet gazetari: Shoferi i Rektoratit i binte borisë në semafor si gangëster

0

Gazetari Arsen Rusta i revoltuar ka rrëfyer një episod aspak të pakëndshëm që i ka ndodhur në rrugët e kryqytetit.

Përmes një postimi ne “Facebok”, Rusta ka treguar se si një person i cili qarkullonte me mjetin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës është treguar i paduruar duke mos dashur të lejojë qytetarët të kalojnë në vijat e bardha.

Sipas gazetarit kriminelat dhe ata që aksidentojnë qytetarët në vijat e bardha ndodhen në rektorat.

Postimi i plotë:

Shoferi Rektoratit të Universitetit të Tiranës!!!

Pas meje në makinë. I bie borisë sa ka fuqi në semafor, hec or ti, or legen ishte mimika e dalluar nga pasqyra se sdo presim të gjithë njerzit që kalojnë tek vijat e bardha.

Jo do ti presim o zotri por deri sa të kaloj i fundit unë sta hap rrugën. Po kalojnë njerëz tek vijat e bardha. Mqs ti je me furgon rektorati ske të drejtë as ti biesh borisë e as të rrezikosh njerzit.

E gjitha tek kryqëzimi presidencës.

Ky shofer gangster me makinën e shtetit vazhdon arrogancën. Kujtoi se po intimidonte një të mbaruar dhe e kishte frikë.

Përgjigjen e mori, fiks si ato të rrugës.

Tani një apel për Rektoratin dhe policinë rrugore.

Mjeti është furgoni me targa tē vjetra TR.

Pamjet janë ke kamerat e kryqëzimit.

Stafi rektoratit pas ankesës time, po mirë o burrë në shqipëri jemi.

More tutkuna pse ça është shqipëria që ju ta bëni të pajetueshme.

Ju si staf rektorati duhet të jeni shembull. Këta japin edhe tituj doktor shkencash

Pas ankesës zbuloj se rektori dhe administratori ishin më Portugali edhe me taksat e mia.

Ndërkohë makina e këtij institucioni njerzit që kalojnë rrugën ke vijat e bardha i konsideron dele!!!!

Nëse se ndëshkoni zyrtarisht këtë shëmtir publike, kot arrestoni kriminelat.

Kriminelat e ata që shtypin njerëz ke vijat e bardha i keni në rektorat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu