Foto/ Çahet DIGA e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë: Rrezik për përmbytje!

0

Çahet diga që furnizon me ujë hidrocentralin e Sasaj. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë. Hec Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit Kalasë.

Aktualisht rruga nacionale, Lukovë- Bunec kalohet vetëm nga automjete të rënda. Ende të paqarta shkaqet e çarjes së kanalit.

Furnizimi me ujë i kanalit është ndërprerë nga diga në burimin e lumit Kalasë.

Uji ka hyrë në 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa nga vërshimi i ujit dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.