FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit

0

ITALI- Takimi mes presidenit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky zgjati 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit. Fotot e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas tregonin të dy udhëheqësit të ulur përballë njëri-tjetrit në qendër të një salle mermeri, pa asnjë nga ndihmësit e tyre pranë.

Një zëdhënës i Zelenskyt ka bërë me dije se ata ranë dakord që të zhvillojnë një tjetër takim më vonë gjatë ditës për bisedime të mëtejshme.

Ndërkohë Stephen Cheung, drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë tha se dy liderët u takuan privatisht sot dhe patën një bisedë shumë konstruktive.

“Më shumë detaje rreth takimit të tyre do të pasojnë”, shtoi ai.