Është periudha e vitit kur futbollistët më të mirë të sotëm shfrytëzojnë ditët e rralla të lira që kanë pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm dhe një prej tyre është edhe Lionel Messi.
Futbollisti i ri i Inter Miami është duke shijuar një destinacion ekzotik me familjen e tij dhe fotoja e pushimeve që publikoi tërhoqi shumë vëmendje.
Shkak për këtë është gjuri i tij, i cili në fillim duket aspak i çuditshëm, gjë që i shqetësoi fansat e Messit.
“Për Zotin, çfarë i ka gjuri?”, “Nuk është normale të duket kështu”, ishin disa nga komentet.
“Football Espana” zbulon se arsyeja e kësaj paraqitjeje të gjurit të Messit është kuadricepsi i tepërt i zhvilluar i argjentinasit.
Messi nuk ka shumë kohë për të pushuar pasi së shpejti do të debutojë në klubin e tij të ri.
Fituesi i shtatë Topave të Artë duhet të luajë minutat e para në fanellën e klubit nga Miami më 21 korrik kur Interi pret Cruz Azul.