FOTO/ Gerard Pique harron shpejt Shakirën, shfaqet i lumtur me të dashurën e re

0

Gerard Pique dhe Clara Chia po shijojnë çdo moment të marrëdhënies së tyre. Së fundmi, çifti kanë udhëtuar drejt Pragës për të kaluar pushimet.

Piqué dhe Clara u fotografuan jashtë hotelit Marriott në krahët e njëri-tjetrit ndërsa shijonin udhëtimin së bashku me vëllain e Gerard, Marc dhe gruan e tij, Maria Valls.

Pushimet e tyre vijnë disa muaj pasi ish-futbollisti dhe superylli kolumbian Shakira njoftuan fundin e lidhjes së tyre pas 12 vitesh së bashku.

Ndërkohë javë pasi Shakira dhe Gerard u ribashkuan në gjykatë të enjten, më 1 dhjetor, për të ratifikuar marrëveshjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Ish-çifti kanë dy djem dhe arritën në një marrëveshje të përshtatshme për të mirën e Sasha dhe Milan. Të dy u fotografuan duke hyrë dhe dalë nga gjykata me ekipet e tyre ligjore dhe të rrethuar nga shtypi, i cili pa sukses u përpoq të merrte disa fjalë nga yjet.

Gerard Piqué thuhet se ka sakrifikuar për të mirën e fëmijëve duke i lejuar të largohen nga Spanja dhe Sasha e Milan do të fillojnë në vitin 2023 mësimin në një shkollë të re që Shakira ka gjetur tashmë për ta në Miami.

Këngëtarja do të shkojë në Shtetet e Bashkuara me djemtë e saj ndërsa fillon viti i ri shkollor më 9 janar. Gjithashtu ish futbollisti po kërkon shtëpi në Miami që të mund të akomodohet kur të udhëtojë pë të takuar fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu