Tabaku komenton skandalin e IKMT-së në Ksamil: Korrupsioni endemik, i shtrirë në çdo qelizë

0

Deputetja Jorida Tabaku, në studion e News24 foli për investigimet dhe bëra nga News24 për korrupsionin në dogana dhe skandalin e korrupsionit të IKMT në Ksamil.

“Dëshmia që dëgjuam ishte tronditëse dhe është rast konkret i asaj që në dëgjojmë në raporte. Por rasti në dogana që ju keni evidentuar e bëjnë këtë gjë edhe më të prekshme. Sot problem është sistemi që është ngritur dhe mënyra se si funksionojnë institucionet . Sistemi në dogana dhe tatime nuk funksionon. Rastet që ju keni treguar tregojnë evazionin që ndodh. Nuk kam dëgjuar ndonjë rast ku qeveria të ketë reaguar për rastet që keni sjellë. Ka dëme të mëdha dhe reflektohet në buxhetin e shtetit dhe në ekonomi dhe arsyeja kryesore që të rinjtë largohen është korrupsioni”, ka thënë Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu