FOTO/ I lejohen 4 vizita në muaj, brenda burgut ku do qëndrojë Tahiri

0

Në një burg me kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish, do të qëndrojë për 3 vite e 4 muaj ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi ditën e sotme që Tahiri do kryejë dënimin në burgun e Fierit. ‘A2cnn’ ka ndarë pamjet e burgut ku do të qëndrojë ish-ministri.

Në këtë burg, Tahirit do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj dhe orari është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.

Ky institucion është i sigurisë së zakonshme dhe është realizuar në kuadër të programit IPA 2007-2010. Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë filluar në shkurt 2011 dhe kanë përfunduar në dhjetor 2014. Të paraburgosurve dhe të dënuarve, u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu