FOTO/ I shpërtheu bombola duke gatuar, ky është ish-zjarrfikësi i lënduar në Librazhd

0

Ky është Safet Qarri, ish- zjarrfikësi i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në banesën e tij, pasi i shpërtheu bombola teksa ishte duke gatuar.

63-vjeçari kishte marrë një shtëpi me qera në Librazhd dhe aty kishte një biznes po me qera që shërbente për shitjen e farërave bujqësore dhe fidanë frutorë.

I lënduari është nisur për në spitalin e djegies  plastike në Tiranë, pasi ka djegie në trup.

Qarri për shumë vite ka shërbyer në repartin e zjarrfikëses Librazhd dhe Policinë e Shtetit, ndërsa prej disa vitesh ishte pa punë dhe i ishte përkushtuar biznesit privat.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu